




Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë për ‘tanjug’ se ka një presion ndaj Serbisë dhe shteteve mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës në të cilën vendoset për fillimin e procesit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, raporton Express.
Daçiq ka thënë se ky presion është që të ketë një pranim në heshtje për fillimin e një procedurë të tillë.





Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se bazuar në raportin e forcave në Këshill të Evropës ndoshta vendimi për fillimin e procedurave për anëtarësim të Kosovës do të kalojë.
“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë” ka thënë Daçiq.