




Bashkimi Europian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejojë një periudhë më të gjatë të tranzicionit për konvertimin e targave serbe.
Zëdhënsja për punë të jashtme dhe sigurinë në Komisionin Europina, Nabila Massrali, ka thënë se kjo ka qenë një këshillë e vazhdueshme e BE-së dhe SHBA-së.
“Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni”, ka thënë ajo per Reuters.





“Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, është zhgënjyese të shohësh se nuk është zbatuar”, shtoi ajo.
Tutje, ajo ka thënë se palët duhet të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë stabilitetin.
Massrali u kërkoi të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të përmbahen dhe “të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës”. / Gazeta10