Kryeministri Albin Kurti e ka vendosur 31 tetorit si datë të fundit kur qytetarët serbë mund të riregjistrojnë automjetet e tyre me targa legale të Kosovës, përkundër thirrjeve të aleatëve që kjo kohë të zgjatet.
Derisa kanë mbetur edhe më pak se katër ditë dhe krejt pak qytetarë serbë kanë dëgjuar vendimin e Qeverisë së Kosovës është rritur frika për prishje të stabilitetit në veri të vendit sikurse më 31 korrik. Derisa Kurti ka edhe pak kohë ta rimendojë eventualisht pozicionin e tij, KFOR në terren po kryen stërvitje për t’u përballur me çfarëdo situate.