




Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ironizuar me gjendjen e krijuar sot në Prishtinë, pas nisjes së testimit të Unazës së Brendshme.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Peci ka shkruar se e përjetoi Prishtinën e përjetimeve, një shprehje që përdorej nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
“Prishtinën e përjetimeve” e përjetuam sot, ama vetëm nëpërmjet hapësirës ajrore”, ka shkruar ai.