Ka ndodhur në Burrel. Një qen endacak ka mekur së qeshuri kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Agron Malaj dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Teksa Rama po fliste, qeni vajti tek Malaj e po shijonte lojën me të, duke bezdisur edhe kryeministrin. Por pikërisht në atë moment, diçka ndodhi dhe të gjithë filluan të qeshnin, madje dhe vetë Rama që para pak momentesh e qortoi kryebashkiakun.
“O Gon po mirë ai, po ti. Po lëre në punën e vet. Mirë ta bëri se e lujte. Mbaje tani. Pse nuk më pe që e përkëdhelja nga mbrapa. Rri tani, mos e shty kot. Aty mbaje,”-tha Rama. Ndërkohë që asnjë nuk i kurseu të qeshurat, sërish kamerat e Ramës nuk treguan se çfarë ndodhi.SHIH VIDEON
Nderkohe i pari i qeverisë, i ka tërhequr vëmendjen një të riu i cili duket se po bisedonte me një nga të pranishmit e tij. “Leje mos e ngacmo gocën ti ore. Ti ca ngacmon gocën. Lej gocat rahat, je shtri aty ti. Do një palë tespie ti ? Lëri gocat rehat. Ose dil përballë dhe thuaj ca ke për ti thënë. I flet nga mbrapa dhe i flet. Se nuk më ndoqe deri më tani.” tha Rama.
Rama ka folur me ta për mundësitë e punësimit online, duke u dhënë shembuj të rinjve se shumë bashkëmoshatar të tyre e bëjnë këtë punë dhe paguhen shumë mirë.
Sipas Ramës nëse arrin të japësh shërbime online për kompani të ndryshme jashtë vendit mund të sigurohen pagesa më të larta se e vetë kryeministrit apo kryetarit të bashkisë. I pari i qeverisë u shpreh se ka gati 16 milion vende të lira pune në tregun e shërbimeve online në kompani të ndryshme në mbar botën.