




Në emisionin EURO n’7, ish kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka pohuar se qeveria aktuale me mos veprim po e dëmton shtetin e Kosovës. Sipas tij mungesa e investimeve nga ana e qeverisë ka bërë që të kemi ngadalësim të rritjes ekonomike, më pak mjete në qarkullim dhe me shumë varëfëri.





Ish kryeministri Mustafa ka shpejeguar se në kohën e qeverisjes së tij investimet e bëra kanë ndikuar që të kemi rritje të vazhdueshme ekonomike.
Në anën tjetër ai pohon se kjo qeveria nuk ka as projekte e as mëndësi të zhvillimit, tregues për këtë është fakti se kanë shpenzuar vetëm 9% nga mjetet e ndara për investime kapitale.





Ish kryeministri ka kritikuar edhe mënyrën e tenderimit për ndërtimin e infrastrukturës nga ana qeverisë Kurti.
“Në kohën e qeverisjes time nuk kemi pasur në kompani tonën, i gjithë procesi është zhvilluar me tender publik, ndërsa shumica e kontratave që lidh kjo qeveri janë një burimore, pra ska process të tenderimit fare”, ka shtuar ai.