




Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, duke u shprehur zhgënjim me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.
Grenell, nëpërmjet Twitter-it ka shkruar me ironi se rusët janë shumë të lumtur me kryeministrin Kurti.





“Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Kurtin tani”, ka shkruar ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.