“Shumë certifikata janë blerë edhe me shuma të medha parash”
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është veteran mashtrues dhe se duhet ta dorëzojë kartelën e veteranit të UÇK-së.
Haradinaj ka deklaruar se kur kryeministri Kurti del e flet për veteranët, “duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit:.
“Kushdo që ka jetu në Kosovë gjatë kohës së luftës, e din a ka luftu a s’ka luftu ky veteran mashtrues. Kur del flet për veteranët, duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit, duhet ta dorëzojë librezën. Është e pandershme të kesh librezë të veteranit nëse nuk ke luftu.
Kryeministri nuk merr vesh as për luftë e as për ushtri. Nëse dyshon për keqpërdorim për çështjen e veteranëve e ka të drejtën absolute ta hetojë, i ka gjitha mekanizmat dhe institucionet e drejtësisë. Një kryeministër që del në foltore e ofendon është vetëm demagog”, deklaroi Haradinaj mbrëmë në një debat televiziv.
E këtë deklaratë të Haradinajt e ka komentuar për gazetën “Bota sot”, publicisti prof. Dr. Binak Maxharraj.
Prof. Dr. Binak Maxharraj
Ai ka thënë se Haradinaj është i njoftuar se zyrtarisht ne listën e rrogave janë mbi 60 mijë veteran të luftës, shifër kjo e cila për tri herë është e zmadhuar në krahasim me numrin e vërtetë, i cili ishte dikund midis 18-20 mijë.
“Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj në TV Dukagjini e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është veteran mashtrues dhe se duhet ta dorëzojë kartelën e veteranit të UÇK-së.
Nëse nuk ka qenë le ta dorezojë, por kush duhet ta vërtetojë këtë?!
Komandanti i UÇK-së dhe Anetari i kryesisi se AAK Daut Harajdinaj është i njoftuar se zyrtarisht ne listën e rrogave janë mbi 60 mijë veteran të luftës, shifër kjo e cila për tri herë është e zmadhuar në krahasim me numrin e vërtetë, i cili ishte dikund midis 18-20 mijë.
Këtë numer e theksojnë shumë komandantë bile edhe vetë Hashim Thaçi thotë se UÇK nuk ka pasur më shumë se 18 mijë ushtarë. kështu që i bie se nja 42 mijë janë veteranë mashtrues, e njeri prej tyre qenka edhe Albin Kurti. Shumë certifikata janë blerë edhe me shuma të medha parash”, ka thënë Maxharraj.
Ai ka rikujtuar se fenomeni veteranëve mashtues ishte në diskutim për shumë kohë dhe kërkohej nga OVL që të nxjerrë numrin e vërtetë të tyre.
“Kërkohej të pastrohen listat, pasi qe është e pamundur që vetë OVL të mos i dijë ata që kanë qenë në luftë dhe ata që nuk kanë qenë në luftë, por janë bërë[ veteranë të luftës pasluftes në bazë te lëshimit të certifikatave të rrejshme. Por, OVL ka deklaruar dhe ende po deklaron se “nuk ka se çka të pastrohet, listat janë të pastra”, është shprehur ai.
Ai ka theksuar se meqenëse Haradinaj e paska zbuluar një veteran mashtrues, atëherë ka njohuri edhe për veteranët e tjerë që keqpërdorën certifikatën e veteranit.
“Por mirë është nga ana e Daut Hrajdinajt pasi që e paska zbuluar një veteran mashtrues, pra Albin Kurtin. Por, pasi që ky komandant paska njohuri për veteranët mashtrues pse nuk po i tregon edhe të tjerët.
Por, nuk e di se z.Daut Harajdinaj a e dinë p.sh,se edhe Fatos Klosi, Xhavit Haliti që kurrë s’e kanë pa me sy luftën në Kosovë e shumë e shumë të tjerë”, ka përfunduar Maxharraj..