Albini nuk njeh dorëzim, Vuçiqi vajton e opozita sulmon!

Djegia e një automjeti Volksëagen “Bora”, ngjyrë hiri dhe me targa 02-626-FL, para pak ditësh, ngjarje e ndodhur në Leposaviq lidhet me konvertimin e targave në RKS, sipas vendimit të Qeverisë.

Qytetarët e zakonshëm serbë në veri dhe kudo në Kosovë në përgjithësi janë të gatshëm të binden në vendimin e Qeverisë për targat, është Beogradi zyrtar me bandat e saja në veri pengesë për qetësi dhe stabilitet. N.C është njëri nga serbët e pakët që guxoi të konvertonte targat, përkundër presionit të madh nga Beogradi dhe bandat serbe në Veri.

Aktrimet e Vuçiqit para ndërkombëtarëve në rolin e viktimës s’janë asgjë tjetër veçse përpjekje e shëmtuar, Serbia është e njëjta, Vuçiqi po ashtu. Duke u nisur nga kjo gjë si dhe kryesoren, përpjekjet e Serbisë për të cenuar sovranitetin e vendit, nuk duhet të shtyhet për asnjë çast afati i Qeverisë për konvertimin e targave në RKS.

Pas shumë kërkesave për shtyrje qeveria modikifoi vendndimin duke pasurar me miratimin nga Qeveria e Kosovës të një plani për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje afatit për targat. Pavarësisht thirrjeve edhe të SHBA-së dhe të tjerëve për shtyrje të afatit, s’ka pse të ndodhë përderisa s’ka premisa sa do të ndryshojë diçka nga ana e Serbisë.

Vetëm vendosmëria e madhe bën të mundur ndërgjegjësimin e Serbisë në raport me Kosovën, e mësuar me ledhatime nga ish-qeveritë e kaluara. Natyrisht se nuk është lehtë të mësohet me rregulla dikush që ka një jetë të tërë me lazdrime.

Tani është koha të mësohet Serbia me respektim të vendimeve të institucioneve të Kosovës. Qeveria s’duhet ta shtyjë asnjë minutë vendimin e saj për targat, hapi tjetër do të ishte afati për serbët e veriut për të paguar energjinë elektrike, dhe pamundësinë e Serbisë për të shfrytëzuar situatën për të lidhur pjesën e veriut me rrjetin energjetik të Serbisë.

Nuk është justifikim shtyrja për shkak se do të ketë tensionim të situatës, edhe ashtu është e tensionuar pikërisht se s’ka zbatim të ligjit dhe rregullave.

Vendosmëria sjell sukses siç ndodhi me reciprocitet të dokumenteve të udhëtimeve. Lazdrimit dhe përkëdheljes ndaj Serbisë duhet t’i vij fundi, me serbët në veri dhe kudo në Kosovë, të çliruar, nga politikat nacionaliste dhe fashiste të Serbisë ndaj Kosovës.

Vendimi i fundit i qeverisë vetëm sa konfirmon vendosmërinë e saj për të ecue tutje, derisa opozita e fshehur pas SHBA në vend së të mbështet qeverinë, bën rolin e kukuvajkës.