Për të zbutur pasojat e krizës energjetike, parlamenti i qytetit të Lucernit është shprehur në favor të dhënies së çdo personi një shumë prej rreth 180 frangash.
Mocioni është propozuar nga PS dhe partia e të Gjelbërve dhe synon të forcojë fuqinë blerëse të popullsisë, shkruan Indeksonline.
Për këtë qëllim, të gjithë njerëzit që jetojnë në qytetin e Lucernit, pavarësisht nga mosha dhe statusi i vendbanimit, do të paguhen me 180 CHF.
“Përpjekje e madhe administrative dhe financiare” është përshkruar mocioni i urgjent i dy partive zvicërane.
Megjithatë kjo iniciativë është kritikuar nga partitë opozitare./Indeksonline/