“Nuk kam asgjë kundër që Prishtina të ketë një regjim pa viza”, kështu është shprehur sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq derisa refuzoi të tregojë saktë arsyen e këtij qëndrimi, shkruan Tanjug.
Vuçiq e dha këtë koment sot para gazetarëve teksa po komentonte vizitën e kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila e vlerësoi Prishtinën për punën e saj të palodhur dhe përkushtimin ndaj reformave evropiane, se ajo nuk ka asgjë kundër Prishtina që të ketë një regjim pa viza.
“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëjë nuk dua të shpjegoj”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e Von der Leyen“, ka thënë Vuçiq përcjell Insajderi.
“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ursula von der Leyen tregon edhe një herë mbështetjen për qytetarët e Kosovës.
Von der Leyen jep lajmin pozitiv për vizat: Kosova është në BE
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.
“Mund të llogarisni në mua. Shumica e vendeve janë në krahë të juaj. Ne jemi krahë për krahë me juve. Ne jemi unitet. Jemi këtu së bashku që të jemi një”, tha ajo.
Tutje ajo tha se Kosova është pjesë e Bashkimit Europian./Gazeta Insajderi