Votohet Qeveria e re në Beograd, Bërnabiq betohet se “Kosova do të jetë pjesë e Serbisë”

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për qeverinë e re.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe ministrat e bënë betimin në Kuvendin e Serbisë dhe me këtë edhe zyrtarisht filloi mandati i tyre.

Bernabiq u betua se do të angazhohet që Kosova të bëhet pjesë e Serbisë.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe premtoj nderin tim të respektoj kushtetutën dhe ligjin, ta kryej detyrën time si anëtare e qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim, të angazhohemi për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Bernabiq.

Pas leximit të tekstit, anëtarët e qeverisë nënshkruan garancinë se do ta respektojnë betimin, transmeton Klankosova.tv

Bërnabiq, ka pasur rolin e kryeministres edhe në dy qeveritë e kaluara.

Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe ajo socialiste.

Për qeverinë e re kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total.