Mësues i muzikës, Ramadan Osmani u bë viral me videot e realizuara gjatë lëndës së muzikës ku duket se ai u mëson fëmijë këngë patriotike.
“Të bëhesh viral me ndonjë formë që nuk përfaqëson vlerë është e lehtë por të bëhesh viral si mësues nuk e kam pritur. Ka tendencë për të humbur vlerat. Nuk e di ku e kanë interesin njerëzit që promovojnë antivlera. Nxënës ka mjaft, talente ka shumë vetëm se duhet të punohet me ta. Por duhet të jesh tepër i përgjegjshëm për të promovuar artin.”Është punuar me zemër të madhe.”, shprehet mësuesi.
Në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai rrëfeu më shumë rreth punës së tij dhe qasjen që ka ndaj këngëve patriotike.
“Muzika ka qenë një kërkim i brendshëm shpirtëror, tek unë ka ndodh gjithçka natyrshëm”, tregoi ai.
Për Osmanin nuk mjafton vetëm të këndosh por ai ka në fokus dhe dhënien e mesazheve për nxënësit.
“Kam punuar deri në muajin e 9-të të shtatzënisë” Eli Malaj: Duhet të bëja lekët e lindjes
“Fokusi im është që përmes fokusit muzikor nxënësit të mos njihen vetëm me tingullin si elementi bazë muzikor por të njihen dhe me mesazhin të tejçon një këngë e caktuar. Sidomos në muajin e nëntorit që është një periudhë që duhet të na ringjallë në kuptimin e kujtesës për të gjithë ata që kanë kontribuar që sot ne të jemi këtu dhe të flasim lirshëm. Elementin kryesor e kam pasur që në çështjet e tematikave kombëtare duhet të jemi sa me eufori më të madhe sa më pompoze”, u shpreh mësuesi Ramadan Osmani .