Më 1 nëntor vendoset reciprocitetit për targa të makinave. Serbia ka thënë se nuk do ta zbatojë një vendim të tillë.
Nga ana tjetër Serbia është ajo që vazhdimit e kërcënon Kosovën, dhe së fundi kanë thënë se nuk do të pranojnë serbët në veri ta zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për eliminimin e targave të regjimit të Millosheviçit.
Ndërsa Amerika dhe BE kanë bërë thirrje që ta shmangin dh u nën në veri.
Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia edhe nga presioni që po i bëhet po i qëndron besnike Rusisë.
“Lufta e Rusisë me Ukrainën që po zgjat qe 8 muaj tani, e kur ndaj Serbisë ndërkombëtarët po e bëjnë një presion që t’i bashkangjitet shteteve të BE dhe Amerikës, që ta përkrah sikur shtetet tjera politikat e Ukrainës, sepse ky shtet është në mbrojtje të shtetit të saj, megjithatë Serbia është në përkrahje të Rusisë si i vetmi shtet i Evropës, e që është në pritje të luftës përfundimtare se kush po e fiton këtë luftë, prandaj Vuçiq priti deri më tani edhe që i fitoj zgjedhjet më herët, nuk e formoj qeverinë, por megjithatë tani iu desht ta formoj qeverinë për funksionimin e saj dhe ligjeve të Serbisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, emërimi i ministave në qeverinë serbe janë ata që i konvenojnë Vuçiqit për t’i realizuar politikat e tij nacionaliste.
“Serbia me politikat e saj nacionaliste që i udhëheq, ajo do me i arrit ato qëllime të saj që po ndërmjetësohen tani nga ndërkombëtarët, e që bëhet fjalë për targat-tabelat e veturave për regjistrim. Mbas një kohe të gjatë që u mbajtën zgjedhjet në Serbi tani më në fund Vuçiq po e formon qeverinë e saj në koalicione nacionaliste sikur që e ka edhe vete partinë e tij si të tillë, dhe është e kuptueshme se ai dhe partia e tij edhe më parë i kanë takuar frymave nacionaliste serbe, dhe vet Vuçiqi ishte ministër në qeverinë e Millosheviqit, prandaj ai sikur që është edhe vet, tani ai edhe i nominon personalitetet që i konvenojnë atij për t’i realizuar politikat e tij nacionaliste, prandaj nominimi i personave në fjalë sikur Vulinin shef të BIA-së, dhe ish shefin e BIA Gashiq ministër të Punëve të Brendshme, janë po ata persona që edhe deri më tani i ka pasur në poste të larta dhe njerëz të besueshëm të tij, dhe me që ua njeh besnikërinë e tyre ndaj tij, ai i shfrytëzon ata si besnik që i ka në ato poste dhe vetëm sa ua ka ndërruar vendet atyre dyve”, shprehet ai.
Tutje, shton se populli i njeh ata si të rrezikshëm.
“Gjithsesi nga kjo pikëpamje e nominimeve në ato poste të personaliteteve nacionaliste që i njeh edhe opinioni, do të jenë më të rrezikshmit sepse e kaluara e këtyre të besueshmëve të Vuçiqit, populli serb i njeh si të tillë, dhe nëse vjen deri te njohja reciproke edhe vetë populli serb do e kuptoj se nuk kanë pasur tjetër rrugëdalje sepse nacionalistat si ata qe ishin, megjithatë u detyruan ta njohin pavarësinë e Kosovës, prandaj do të jenë të detyruar me u pajtue me njohjen reciproke që gjithsesi me këmbëngulje po e kërkon edhe faktori ndërkombëtar, e që krejt këto në fund i shkon përshtati dhe është përfituese Kosova”, përfundon Tërnava.