Mjeku Armend Rexhepi nga Gjilani është bërë “hit” në Kosovë.
Kjo për shkak të një mesazhi që e kishte vënë në xhamin prapa veturë. Rexhepi, ka ofruar ndihmë mjekësore për personat në nevojë pa pagesë.
Rexhepi për Gazeten Insajderi tha se këtë veprimtari e kishte amanet nga babai dhe nga një premtim që ia kishte bërë vetes sa ishte absolvent në mjekësi.
Gjatë përfundimit të studimeve, bashkëshortja e Rexhepit e cila ishte shtatzënë, përjetoi komplikime gjatë lindjes.
Premtimi që mjeku kosovar lidhi me veten ishte se “në rast se gjithçka shkon mirë në lindjen e fëmiut të tij,për 4 muaj të punoi pa para”.
“Si porosi e kam nga prindi, ndjesë pastë. Kur kam qene absolvent bashkëshortja ka pas komplikim, në lindjen e pare, i kam thënë vetes nëse me shpëtojnë kam me punu pa pare kur të diplomoj për 4 muaj, të dytë shpëtuan nga problemi dhe 8 muaj kam punu pa pare në Viti, pastaj prindi ma la porosi me ju ndihmu njerëzve të cilët kanë nevoje e janë keq ekonomikisht”, tha Rexhepi për Insajderin.