Njëra nga këngëtaret e famshme të estradës ishte cak i kontrollit tatimor gjatë muajit gusht të këtij viti.
Ajo ishte hasur duke kënduar në njërën nga diskotekat e famshme të Prishtinës me një faturë prej vetëm 1 mijë euro.
Përpos saj, cak i Inteligjencës dhe Hetimeve Tatimore ishin edhe shumë këngëtarë të tjerë.
Gjatë pothuajse tërë vitit Inteligjenca Tatimore kishte grumbulluar informacione për pasurinë e këngëtarëve, veturat luksoze dhe listën e ndejave të cilat i kishin aranzhuar për periudhën verore.
Përpos këngëtarëve cak i hetimeve tatimore ishin edhe diskotekat, sallat e dasmave dhe DJ të famshëm.
Të dhënat e grumbulluara nga kjo njësi tregojnë për shmangie dhe shkelje të mëdha tatimore të cilat dalin të jenë shokuese. Këngëtarë me famë në Kosovë që ngasin vetura të shtrenjta dhe bëjnë jetë luksoze janë hasur në kontrollet e ATK-së duke kënduar për vetëm 500 euro. /Kallxo.com