




Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i merr parasysh edhe kësaj here kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrjen e afatit të targave, atëherë thotë se kësaj radhe ka mundësi që të ketë pasoja.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 kujtoi deklaratën e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili tha se ‘është e rëndësishme që na kur bëjmë rekomandime është mirë t’i dëgjojmë ato’.





“Amerikanët edhe BE’ja ka kërkuar që edhe referendumin e Serbisë me mbajt ktu, Kurti i tha jo, dhe nuk e majti mandej edhe për zgjedhje i thanë me leju me i mbajt, ky i tha jo, tha se unë jam kryeministri i Kosovës dhe e respektojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Tash i thanë me shty afatin për targat, me u shpreh në gjuhën e Valonit, ka mundësi që ia tharbin hundët. Sepse Escobar tha se është e rëndësishme që na kur bëjmë rekomandime është mirë t’i dëgjojmë ato”, tha Gashi.