Bislimi rrëfen nga Merdarja: Gjithçka ishte e shpikur, qëllimi ishte të mos lejohet e vërteta e Kosovës (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media nga pika kufitare në Merdare, ka folur rreth përvojës së tij të sotshme kur autoritetet serbe pikërisht pasi e kanë kaluar kufirin, ia kanë ndalur hyrjen në Beograd për arsye sigurie, raporton Gazeta10.

“Arsyeja është krejt dikun tjetër pasi ne kemi pasur për qëllim që, edhe trupidiplomatik por edhe qytetarëve tjerë të Serbisë t’iu ofrojmë verzionin e Kosovës me zhvillimet që janë edhe në Kosovë edhe drejtë normalizimit të situatës”, tha ndër të tjera Bislimi..

Bislimi u shpreh se ishte paraparë të diskutohet për Kosovën.

“Sot edhe nesër unë kam qenë i paraparë që të jem pjesë e dy ngjarjeve me rëndësi në Beograd dhe jemi sot në tryezën e Forumit për Marrëdhënie Etnike në një diskutim me Korin Diplomatik në Serbi dhe organizata e Shoqërisë Civile ku është dashtë të diskutohet për Kosovën dhe për rrugëtimin drejtë Europës, kurse nesër, Forumi i Sigurisë të Beograditë kanë qenë pjesë e një debati ku është dashur të dikutohet për dialogun Kosovë-Serbi, d.m.th. 4 koncepte me rëndësi”, tha Bislimi./Gazeta10