




Ylli kontrovers i rrjeteve sociale, Andrew Tate, u konvertua në mysliman. Video e tij duke u lutur në xhami është bërë virale në rrjete sociale, shkruan SportSkeeda. Videoja është bërë në një xhami në Emiratet e Bashkuara Arabe.





“Çdo i krishterë që beson në të mirën dhe që është i vetëdijshëm për luftën e vërtetë kundër së keqes, duhet të konvertohet. Jini të durueshëm! Premtimi i Allahut është i vërtetë (Kur’an 30:60)”, shkroi Tate në platformën Gettr, duke konfirmuar se ka ndryshuar fenë.
Shiko videon:
Tates iu ndalua qasja nga Twitteri, Facebooku, Instagrami dhe TikToku në gusht për shkak të komenteve mizogjene. Ai deklaroi se gratë janë fajtore që dhunohen seksualisht.