Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka marrë besimin e Parlamentit të Serbisë për të qeverisur edhe një mandat.
Gjatë ceremonisë së betimit në Kuvend, pas marrjes së mandatit të ri, Brnabiq bashkë me ministrat janë betuar që mes tjerash do ta ruajnë edhe Kosovën brenda Serbisë.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem me nderim tim për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta kryer detyrës si pjesëtar i qeverisë me përgjegjësi dhe me përkushtimin e ruajtjes së Kosovës brenda Republikës së Serbisë”, është thënë në tekstin e betimit sipas transmetuesit publik serb, transmeton Gazeta Express.
Brnabiq, e cila shihet si marionetë në duart e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qeveria e saj e re do të përballet me sfida më të mëdha se që është imagjinuar.
Ajo ka përmendur luftën në Ukrainë dhe krizën ekonomike si disa prej sfidave më të mëdha.
Qeveria e saj do të përbëhet nga 28 minsitra, ndërsa Ivica Daçiq është përfshirë sërish në qeveri, duke u bërë zëvendëskryministër dhe ministër për punë të Jashtme. /GazetaExpress