




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pas regjistrimit, i cili është duke vazhduar, sërish nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.





Ajo që realisht është regjistruar dhe ajo që qëndron, nuk përkon me të njëjtin numër. I ati dhe nëna i paraqesin dy fëmijët e tyre që nuk jetojnë këtu prej 4 vitesh, por ndodhen jashtë vendit. Dëshira jonë është që të gjithë të kthehen në Serbi, të gjithë janë qytetarë të Serbisë dhe është mirë që të punojnë e jetojnë këtu sepse kontribuojnë në GDP-në e vendit tonë – tha Vuçiq.
Numri i qytetarëve të regjistruar në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës ka kaluar numrin 100.000 çka ka shtyer Presidentin e Serbisë të reagonë.