Lionel Messi shtoi edhe më shumë rekorde në koleksionin e tij me një shfaqje mahnitëse në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Maccabi Haifa të martën mbrëma.
PSG siguroi kalimin e tyre në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me stil me një fitore 7-2 në “Parc des Princes”. Fitorja e tyre dhe fitorja 4-3 e Benfikës ndaj Juventusit, i sheh të dyja skuadrat të kualifikohen për në 1/16, me të dyja me 11 pikë.
Messi dhe Kylian Mbappe të dy shënuan dy herë – por ishte ish-lojtari i Barcelonës ai që ishte ylli i shfaqjes, me dy asistime dhe dy gola. Dhe duke bërë këtë, Messi bëri një histori – histori e cila nuk do të mirëpritet nga rivali i tij prej kohësh, Cristiano Ronaldo.
Reklama
Lionel Messi
Dy golat e Messit do të thotë se ai tani ka 80 gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vetëm 85 ndeshje. Me Manchester United që aktualisht po luan në Ligën e Evropës, Ronaldos nuk po i jepen mundësitë për të shtuar 73 golat e tij në fazën e grupeve.
Kishte edhe një rekord tjetër për argjentinasin: çuditërisht, Messi, me 35 vjet e 123 ditë, tani është lojtari më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar dhe asistuar dy herë në një ndeshje të vetme. Ronaldo e ka arritur këtë sukses në më shumë se një rast, por së fundmi e bëri këtë për Real Madridin në fitoren e tyre 4-3 ndaj Shakhtar Donetsk më 25 nëntor 2015, kur ai ishte 30 vjeç.
Reklama
Ronaldo tani pret të luajë për United në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sheriff Tiraspol të enjten mbrëma. /Telegrafi/