Përgjimet e vitit 2016 që iu bën atë kohë ish-presidentit Hashim Thaçi, ku në një bisedë telefonike me Adem Grabovcin, dëgjohet të ketë thënë se “do të luaj k… me amerikanët”, u përmendën sot në emisionin ‘Pressing’ nga profesori Sadri Ramabaja.
Ramabaja këtë deklarim e bëri si kundërpërgjigje ndaj kreut të Nismas, Fatmir Limaj, pasi ky i fundit tha se qeveria tashmë e ka parë se duhet të bashkëpunojë me Amerikën.
Ai tutje tha se sa e ka përmendur Kurti Amerikën për dy javë ditë, Thaçi nuk e ka përmendur për 1 vit.
“Veprat, është koha që kjo qeverisje jo më me përralla, e me ligjërata, por me vlerësu e me mat mevepra kontkrete. Jo me deklarime të bukra e të hijshme, e jo me shku me thon ‘Amelika Amelika. Sa e ka përmend ky Amerikën për dy javë ditë, sbesoj që Hashimi e ka përmend 1 vjet. A pe sheh që duhet me Amerikën”, i thotë Limaj.
“Të kujtohet ajo thënia Lujna me k..”, ia kthen Ramabaja duke qeshur.