




Projekti i Drejtësisë Botërore e ka publikuar Indeksin e vitit 2022 për sundimin e ligjit në botë, ku Kosova renditet në vendin e 57 nga 140 shtete.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka prezantuar këto të gjetura, duke i dhënë jehonë rezultateve, që sipas tij, tregojnë suksese të qeverisë së tij në sektorin e drejtësisë.





Kurti, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se Projekti i Drejtësisë Botërore, e ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit dhe në vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.
“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti.