




Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë detyroi kompaninë “Viprint” nga Mitrovica të marrë punëtorë nga jashtë.
Kjo kompani i ka siguruar disa punëtorë nga Bullgaria, Turqia dhe India.
Njëri nga punëtorët që erdhi nga India i cili ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë “Viprint” është shprehur i kënaqur me kushtet e punës.





“Është shumë mirë në Kosovë. Ndihem mirë në vendin e punës”, ka thënë ai për REL.
“Punoj në sektorin e printimit. Na është ofruar akomodim dhe pagë e mirë”, thotë 32-vjeçari, pa specifikuar më shumë.
Sipas udhëheqësve të kompanisë që ka afro 60 punëtorë, paga sillet nga 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga kualifikimi i një punëtori dhe puna që bën./jepize.com