




Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe gjithë qeverinë e Kosovës për paaftësi për të qeverisur. Ai ka thënë se si pasojë e inflacionit, Kosova ka humbur 200 milionë euro.
“Tash te 700 milionëshi… 19% inflacionin e ka Kosova, 750 milionët nuk i ka shpenzuar për një vit e gjysmë. Sa iu ka rënë vlera këtyre parave? Gati 200 milionë euro janë zhvleftësuar. 200 milionë euro ia ka humbë vendit të vet ministrit i Financave, duke mos i shti në qarkullim. A ka keqpërdorim më të madh”, ka pyetur Limaj në Pressing të T7.





Limaj ka thënë se viti buxhetor po përmbyllet, dhe gjasat janë të vogla që qeveria të bëjë një lëvizje të madhe në fundvit.
“Ne po e presim finalizimin e vitit buxhetor, por çfarë mund të ndodh në dhjetor?”, ka deklaruar ai.





Për Limajn, keqpërdoruesja më e madhe e parasë publike, është vetë Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, krejt kjo erdhi si pasojë e pasivitetit të qeverisë.
“700 milionë euro asnjë cent s’është shpenzu. Asnjë cent nuk është harxhuar, hiç. Përfundimi është ky, keqpërdoruesja më e madhe për një vit e gjysmë në Kosovë, është kjo qeverisje. Pse? Kjo qeverisje për një vit e gjysmë, i ka harxhuar 240 milionë euro paga, për t’i kryer punët. Buxheti është shpenzuar vetëm 7%”, ka deklaruar ai.