




Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se kërkesa e ShBA’së për shtyrje 10 mujore të afatit për targat duhej të merrej parasysh.
Ahmeti në emisonin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se të thuash që kërkesa e tyre po merret në konsideratë, është sikur të thuash që nuk po dëshiron ta bësh atë.





“Kur e konsideron dikë partner sic i kemi SHBA’;të, atëheë unë po i dëgjoj duke thënë se do ta marrin në konsideratë, kjo sipas meje është si me i marrë me mënyrë të butë, se nuk po du me bo këtë punë”, tha ai.
Ahmeti tha se vendimi për targat nuk duhet të sjellë pasoja për marrëveshjen që e çon të ardhmen e vendit përpara.
“Unë këso urgjence nuk e kam parë në kohën kur kam qenë në ekipin negociator dhe rrallë herë kam parë kur psh Escobar thotë është çështje javësh, e departamenti cështje ditësh. Ky vendim nuk guxon të bjerë pasoja për lojën e madhe”, tha Ahmeti.