Më e rëndësishme është që të analizoni me maturi atë që ka ndodhur
Një ndër frazat më të përsëritura është që njeriu mençur mëson nga gabimet e veta.
Mirëpo, për t’u bërë realitet vërtet kjo gjë, është me rëndësi që të kalojë nëpër disa hapa themelorë, transmeton Telegrafi.
Mos i mohoni gabimet
Askush nuk dëshiron të thotë zëshëm që ka bërë diç të gabuar, mirëpo aftësia që të pranojë kur ka gabuar ka rëndësi esenciale që të nxjerrë diç pozitive nga situata. Fajësimi i padrejtë i të tjerëve për gabimet tuaja ju bën të ndiheni pak më mirë, por nuk i kontribuon fare zhvillimit tonë.
Nga ana tjetër, të pranojmë që ne jemi fajtorë që diçka ka shkuar keq nuk krijon kënaqësi, por është e nevojshme të shikojmë objektivisht situatën dhe atëherë të kuptojnë se çfarë vërtet ka ndodhur. Pranimi i gabimeve është mënyra më e mirë që të shmangni gabime të tjera në të ardhmen.
Reklama
Analizoni se çfarë ka ndodhur
Derisa analizoni se çfarë ka ndodhur, shtroni pyetje të rëndësishme vetes të cilat do t’ju bëjnë ta kuptoni të vërtetën. Edhe pse gjëja mund të duket qartë në shikim të parë, analizimi i situatës në faktorë kryesorë mund t’ju mundësojë që të vëreni më parë gabimin e pavërejtur i cili ka ndikuar në situatën e krijuar. Analizimi i asaj që ndodhi ju ndihmon të nxirrni përfundimet e duhura për të ardhmen.
profimedia
Mos e kritikoni shumë veten
Mos i konsideroni vendimet e këqija si një dështim personal, por si një mundësi për të mësuar dhe shmangur ato në të ardhmen. Nëse jeni të vetëdijshëm se ku keni gabuar, analizoni atë, mësoni prej tij, por mos u ndalni pafund në temë.
Reklama
Vazhdimi i gërmimit të situatës nuk do të sjellë asgjë të re, por do ta përkeqësojë atë për ju. Kjo, nga ana tjetër, mund të dekurajojë përpjekjet e mëtejshme. Pra, hiqni qafe kritikat e tepërta, falni veten dhe mbani mend se nuk ka njerëz që nuk bëjnë gabime.
Profimedia
Mos u dorëzo
Në mënyrë që ajo që ndodhi të mos jetë e kotë, vazhdoni të realizoni planet tuaja. Pranimi i një gabimi do t’ju shpëtojë nga një dështim tjetër, por në të njëjtën kohë do t’ju bëjë të ngecni dhe përpjekjet tuaja të mëparshme nuk do të sjellin asnjë rezultat.
Lejoni vetes të bëni gabime
Siç thonë ata: nuk mëkatojnë vetëm ata që nuk bëjnë asgjë. Prandaj, veproni, korrigjoni gabimet tuaja, por në të njëjtën kohë jepini vetes një shans për t’i bërë ato.
Reklama
Gabimet dhe dështimet nuk janë argëtuese, por mund t’ju motivojnë të jeni më të mirë dhe më efikas. /Telegrafi/