Makina fluturuese prej 300 mijë eurosh mund të dalë në shitje në vitin 2025

Koncepti i një makine fluturuese nuk është i ri, por një kompani ambicioze amerikane ka vendosur të jetë e para që do ta sjellë atë në treg.

Alef Model A, i krijuar nga Alef Aeronautics në San Mateo, Kaliforni, është një automjet plotësisht elektrik me një trup të mbuluar me rrjetë që fsheh tetë helikë, shkruan dailymail.co.uk, transmeton klankosova.tv.

Jim Dukhovny, themeluesi i Alef Aeronautics, tha se makina do të kushtojë 300 mijë dollarë dhe se prodhimi dhe dërgesat fillestare mund të fillojnë në vitin 2025.

Dukhovny e përshkroi Alef Model A si ‘makina e parë e vërtetë fluturuese në botë’, sepse mund të lëvizë në një rrugë të rregullt dhe nuk ka nevojë të ngrihet nga një zonë e caktuar e veçantë, siç është një aeroport.

“Një makinë fluturuese duhet të jetë makinë që do të thotë se mund të ecë në një rrugë të rregullt, të parkohet në një vend parkimi të rregullt dhe gjithashtu duhet të ketë ngritje vertikale”, tha ai.