Lajm nuk është kur kryetari shqiptar musliman i një komune shkon në kishën serbe, lajm është kur shkon në Xhami me falë Bajramin!

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ( LDK ) paska marrë pjesë në shugurimin e patriarkut serb Porfirije Perič në Patrikanën e Pejës në kishën ortodokse serbe.

Pjesëmarrja e G.Muhaxherit në shugurimin e patriarkut serb në kishën serbe, nuk u bë e madhe nga mediat sociale pellazgo (katolike). Mbrojtësve të mëdhenj të laicizmit si Halil Matoshi dhe filozof sakica Blerim Latifi zanin s’ jau ndëgjum. Leonard Kerquku nuk thirri në një debat, analistët që bëjnë hajgare me hoxhallarët në debate.
As Berat Buzhalla në faqen e vet sociale me forret e kalbta që i ka nuk tha kurgjo…akademik Mehmet Kraja me gjithë alkademikët asnjë fjalë…