




Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokratike në emisionin ‘Pressing’ në T7 së bashku me panelistë të tjerë janë duke zhvilluar debat për kryesinë e re të VV’së.
Hyseni thotë tanimë është instaluar një kriter tjetër për të qenë pjesë e kryesisë së VV’së.
Sipas tij, kriteri kryesor që është mbi të gjitha kriteret e tjera është dëgjueshmëria ndaj liderit.





“Momentin kur ka ndodh ajo ndarja jonë me VV, është instalu një kriter, që është mbi krejt kriteret tjera, ai kriter është oportunizmi, është dëgjueshmëria. Krejt këto mundesh me i plotësu, por nëse nuk e ke besnikërinë pa kusht, krejt këto tjerat nuk vlejnë asgjë”, tha Hyseni.
Mes tjerash, Hyseni përmendi edhe kriteret që kanë qenë në kohën sa ai ka qenë në kryesinë e VV’së.
“Ka qenë, përgatitja ideopolitike, gatishmëria për sakrificë dhe tjetra puna”.