




Në klipin e Anita Haradinaj në “Dance Albania” në Tv Klan, gazetarja shfaqet e përlotur dhe e prekur.
Ajo tregon se arsyeja është malli për fëmijët dhe periudha e gjatë larg tyre.
“Po flisja pak me fëmijët, më ka marrë malli. S’jam mësuar të rri kaq larg. Unë jam mësuar të rri në shtëpi, të bëj detyrat e mamit, të bëj detyrat e gruas”, thotë Anita.
Gjatë performancës dhe në fund të saj, Anita nuk i përmbajti dot emocionet sepse në klipin e transmetuar u shfaqën tre fëmijët. Me lot në sy, ajo tregon se i vogli, Trimi është pika e saj e dobët.