Ditët e fundit të Tetorit pritet të sjellin në vend një mot të ngrohtë.
Mund të themi se do të përjetojmë në Pranverë, në Tetor.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, java që vjen do të sjellë temperatura deri në 29 gradë.
Për pesë ditët e ardhshme parashikohen orë me diell e hera herës vranësira të larta transparente.
Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.
Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.
Këto temperatura janë të pazakonta, për muajin ku jemi, po mbetet për t’u parë se ç’ka rezervuar nëntori.