Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, në “Pressing” të T7, ka folur për deklaratat e Kurtit për rrezikun për luftë.
“A mendoni që Bosnja i kish liberalizu vizat, Republika Srpska, Dodiku e ata pa dhënë shenjë Vuçiqi e Serbia. Ai është shenjë, po i tregon Perëndimit ‘unë jom peacemaker, veriun e Kosovës nuk po e destabilizojë, spo boj sen’, ti po thu ‘luftë, luftë’”, tha ai.
Ai përqeshi edhe ‘provat’ e kryeministrit Kurti për rrezikun për luftë nga Serbia për Kosovën.
“Veç që i ka qu aeroplanat në Kralevë a? Po të them është gabim me mendu që Serbia guxon me i ngrit aeroplanat. Nuk ka asnjë rrezik të prekshëm për sigurinë prej asaj që është politikë zyrtare në Kosovë”.
“Kosova është duke shkuar në një fazë tjetër të menaxhimit të një krize, e cila potencialisht mund të jetë konflikt i ngrirë. Potencialisht mund të mbesë, nuk e përjashtojmë mundësinë. Në një farë mënyrë, indikacionet janë, për fat të keq”, tha Enver Hasani.