




Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur dje kryesinë e re të partisë, me mandat katër vjeçar.
Por kjo Kryesi, ndryshoi thuajse rrënjësisht.
Në këtë zgjedhje munguan emrat më të rëndësishëm që kishte Vetëvendosje ndër vite, e u vendosën emra krejtësisht të rinj.
E lidhur me këto ndryshime, ka reaguar edhe ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Behramaj tha se Albin Kurti e pastroi Vetëvendosjen nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.





Madje ai tha se Kurti sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete, krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje.
Por sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe favorizoi disa të tjerë.
Behramaj shkoi edhe më tutje ku krahasoi veprimet e Kurtit me ato të Hitlerit.
“Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur”.
Postimi i plotë:





Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.
Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje. Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë. Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tani i duhen disa të rinj, që mund ta shohin atë si idhull, jo ata që e njohin kush është ai në të vërtetë.
Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur.
Pasi i kishte eliminuar, më pas i kishte sjell disa të rinj, pa kërkesa e ngarkesa, që lumturoheshin vetëm duke qëndruar përkrah tij!.