




Xherdan Shaqiri i kishte “djegur” serbët me golin e shënuar ndaj tyre në Botërorin e Rusisë, kur ia kishte siguruar fitoren Zvicrës, me ç’rast, bashkë me shënuesin tjetër, Granit Xhaka, e kishte formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.
Kjo kishte bërë që mediat serbe të shkruanin zi e terr për futbollistin kosovar, ndërsa serbët kishin kërkuar nga FIFA që t’i dënonte apo gjobiste dy shqiponjat nga Kosova, shkruan “Gazeta Express”.





E një gazetar serb e ka provokuar futbollistin nga Zhegra e Gjilanit derisa ky ishte pjesë e Liverpoolit.
“Shaqiri, a mund të flasësh për mediat e shtëpisë (vendit) tënde, për mediat serbe”, i thotë gazetari Shaqirit, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
E futbollisti shqiptar e injoron keq gazetarin serb, duke vazhduar drejt pa i kushtuar vëmendje.
Pas eksperiencës në Liverpool, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt, u transferua shkurt në Lyon para se t’i bashkohej ekipit amerikan, Chicago Fire, shkruan “Gazeta Express”.
Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptarë. /Gazeta Express/