Ministrja gjermane i premton Kosovës ndihmë për energjinë

Këtë të diel ministrja gjermane Anna Luehrmann ka vizituar ish-deponinë e Termocentralit “Kosova A” ku pritet të realizohet pprojekti i parkut solar me përkrhaje te qeverisë gjermane.

Ministrja ka deklaruar se Gjermania është duke u munduar të gjejë alternative për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që ta tejkalojnë këtë dimër. Sipas saj, kjo do të ndodhë duke u mbështetur në politikat për energjinë e gjelbër.

“Ne jemi këtu afër këtij projekti ku së bashku me financimin gjerman do të prodhohen njëqind megavatë në një kohë shumë të shkurtër të shpenzuar nga energjia diellore dhe mendoj se kjo është rruga e së ardhmes, ne kemi arritur të kemi një kalim nga prodhimi i qymyrit në energjinë e ripërtritshme, të njëjtën rrugë është duke e ndjekur gjithë BE-ja dhe BE-ja ka vendosur që ne të zvogëlojmë përdorimin e qymyrit, në Gjermani po të planifikojmë të kemi 100 për qind energji të ripertrishme deri në vitin 2035 si një vend shumë i industrializuar”, ka thënë Luehrmann.

Ministrja gjermane ka theksuar se atë që po e bën Gjermania mund ta bëjë edhe Kosova pasi ka më shumë orë diellore sesa në Gjermani.

Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, pohoi se kjo ndërmarrje është duke shkuar në linjë të tranzicionit me energji të ripërtritshme.

“Përkrahja e Gjermanisë përmes KFË është e mirëseardhur dhe ky projekt prej 100 megavatësh do të financohet përmes Gjermanisë dhe vizita e zonjës Luehrmann vetëm sa tregon se Gjermania është duke vazhduar që të interesohet për Kosovën dhe për investimet e në këtë vend”, ka thënë ai.