Milaim Zeka: Vjosa Osmani e urren Shqipërinë! Rama është legjendë, luan me Kurtin që është si një mizë e vogël për kryeministrin

Analisti Milaim Zeka edhe një herë ka folur për “lojën” e Edi Ramës, ku në Kongresin Partive Socialiste në Berlin i mbylli sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Zeka tha se Edi Rama, Vjosa Osmani dhe Albin kurti duhet të ishin në Stasburg, kryeministri Shqipërisë foli për Dick Marty.

“Edi Rama, ta them troç është legjendë për politikanë si Vjosa Osmanin e Albin Kurtin që e urrejnë Edi Ramën më shumë se Vuçiç e Millosheviçin, Rama luan me Albin Kurtin. Albin Kurti është një mizë e vogël për Edi Ramën.

Të jesh shumë e bindur që sidomos Vjosa Osmani e urren në mënyrë patologjike jo Edi Ramën se unë ja kisha fal për Edi Ramën, ajo e urren Tiranën dhe Shqipërinë. Sepse gjithë biografia e Vjosa Osmanit është pro Jugosllave, familjarët e saj kanë votuar për partinë e Millosheviçit.

Ju nuk e kuptoni diçka, shpesh herë në Shqipëri nuk kuptohet, ne kemi jetuar 100 vjet nën regjimin e Serbisë, jemi programuar Serbisht. Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin duhet të ishin bashkë me Edi Ramën në Strasburg” u shpreh Milaim Zeka për “FitStation”.