Gjatë muajit qershor të këtij viti Kosova ka importuar 355.24 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 367.03 GWh.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin gusht 2022, me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.
“Importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh”, thekson ASK-ja, shkruan Telegrafi.
Prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike për muajin gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar | Burimi: ASK
Sipas raportit, konsumi i energjisë për këtë muaj ishte rreth 10 për qind më i vogël.
Reklama
“Prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.37 GWh dhe nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh ose 9.66 për qind më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6.84 për qind”, thotë raporti.
Në fund, ASK thotë se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë tonelata ose 2.49 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. /Telegrafi/