




Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme. Udhëheqësia e re e VV-së ka disa ndryshime, ku sekretar organizativ nuk do të jetë më Vlora Haxhimehmedi, por Alim Rama.
Nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, shkruan Reporteri.net. Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë:





Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrullah Ceku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka