Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për zërin e saj të bukur, por edhe për karakterin e saj.
Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke hekurosur rroga e duke na treguar se në shtëpi nuk është “vip”, por mamaja e dy vajzave.
Ajo shkruan se hekuros dhe merret vetë me gjërat në shtëpi që edhe vajzat e saj të ketë imazhin që Aurela ka për prindëri e saj.
Postimi i plotë i Aurelës:
Mbemë,më qortoi një mik artist,
më tha,- Ti poston vetëm punën ttnde, skenën, koncerte, këngë,projekte, edhe stërvitjen.
Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?
U mendova,🤔 edhe thashë,po që ka të drejtë.😅
Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto🙈.
Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena🤣) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros🤣.
Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim😛, e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por, unë nuk e konsideroj veten të tille.
Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete….
Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.
Kaq kisha për sot.
Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa😅)
Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë🤍
Sot e shtunë, @agthemusicalshoëNë @venue_club
Ps. Prape do të më qortojë ai mikut,nuk është postim “lluks”