Bananet kanë filluar të kalben dhe nuk doni t’i hani? Mos i hidhni, por përdorni për pastrim në shtëpi

Me to mund të lustroni lulet dhe të rregulloni gërvishtje të ndryshme

Kur qëndrojnë paksa më shumë, natyrisht bananet fillojnë të kalben. Nuk janë të pangrënshme, por shumica ashtu nuk duan t’i hanë, andaj i hedhin.

Në vend që të veproni ashtu, përdorni për pastrim të shtëpisë madje në katër mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Lustrimi i lëkurës

Lëkura fillon të duket paksa e vjetruar dhe pa shkëlqim? Me pjesën e brendshme të lëvores së bananes fërkoni çfarëdo qoftë nga lëkura në mënyrë që t’ia ktheni shkëlqimin. Mund të lustrohen këpucët, xhaketa lëkure, madje edhe atletet.

Kaliumi në banane do të absorbohet në lëkurë dhe do t’i ndihmojë që të zvogëlohen gjurmët e gërvishtjeve. Pastaj, fshini të gjitha mbetjet dhe lustroni me leckë mikrofibre për lustrim përfundimtar.

Fletët e bimëve

Edhe pse ndihmojnë në furnizimin me oksigjen dhe pastrojnë ajrin në shtëpi, bimët e shtëpisë është e nevojshme të pastrohen rregullisht. Mund të grumbullohet pluhur dhe ndotje në fletë të cilat mund të lëvizin nëpër shtëpinë tuaj.

Për të mos ndodhur kjo gjë, fshini bimët e shtëpisë me lëvore të bananes në mënyrë që të eliminoni pluhurin. Me një leckë mikrofibre fshini të gjitha mbetjet. Tekstura dhe vaji në lëvoren e bananes shërbejnë si abraziv i butë dhe mjet për lustrim.

Gërvishtjet në sipërfaqe të drurit

Nëse mobiliet tuaja prej druri kanë humbur shkëlqimin dhe kërkoni mënyrë të shpejtë dhe që nuk kushton shumë që t’i rregulloni, atëherë kemi përgjigjen për ju.

Aplikoni me gishta pak banane në mobilie të drurit dhe fshini me leckë mikrofibre. Mobilet tuaja prej druri do të shkëlqejnë si të reja!

Gërvishtje të ndryshme

Për ata prej jush që zotërojnë ende disqe dhe i kanë gërvishtur gjatë përdorimit të tyre, gjeni një banane të vjetër të mirë për ta rregulluar.

Ju mund të hiqni gërvishtjet nga një CD duke përdorur një lëvozhgë bananeje për të aplikuar copa bananeje në gërvishtje në një lëvizje rrethore për 30 sekonda. Më pas fshijeni diskun me një leckë mikrofibër dhe shtoni pak pastrues xhami që të shkëlqejë. /Telegrafi/

Bananet