Marrëdhënia e një taksisti profesionist me makinën e tij është vërtet e veçantë. Automjeti është mjeti i punës së tij dhe jo vetëm.
Deutsche Welle ka publikuar historinë e një 70-vjeçari shqiptar, i cili prej 15 vitesh ka në pronësi një Mercedes-Benz E-Class.
Taksisti Luan Nina tregon me krenari se kilometrazhi i makinës së tij shënon 1.584.589 km ndërsa makinës gjatë të gjithë këtyre viteve nuk i është dashur të ndërrojë motorin, i vetmi ndryshim që ka bërë ndër vite është ndërrimi i guarnicionit.
Makina ka një motor nafte 2.0 me katër cilindra. Fakti edhe më mbresëlënës sipas DW është fakti se në Shqipëri një në tre makina të përdorura që blihen është Benz.