Еdi Rama në JeruѕaIem: Gjуѕhja ime nuk shkoi në univerѕitet, рor ishte më e mençur se gjithë shkenсëtarët në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Izrael ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Në darkë të zhvilluar në Jerusalem, ai ka folur për hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri dhe sesi asnjë prej tyre nuk ju dorëzua nazistëve.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama tregoi një histori të shkurtër nga jeta, kur ishte fëmijë dhe gjyshja e qetësonte sa herë mërzitej me prindërit. Po ashtu, kryeministri tha se gjyshja e tij nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e zgjuar se gjithë shkencëtarët që ai njihte.

“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte:

“Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.”

Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj që nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë seç dini, por s’do të mërziteni”, u shpreh Edi Rama.