Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv tek ‘Shihemi në gjyq’ para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin.
Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa sot për emisionin Real People” në Euronews Albania, Vjollca ndryshe nga herët e tjera ka rrëfyer jetën e saj.
Vjolla foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua. Më tej, ajo theksoi se fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua.
“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak”- tha ajo.
Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë. “Sapo kishte ardhur nga ushtria, ishte i shëndoshë. Në atë kohë i donin gratë e shëndosha, por unë isha elegante. Nuk më mërziste, ishte çun punëtor, kishte të gjitha anët pozitive. Më ndihmonte me punët”- shtoi më tej Vjollca.
Ajo tha se me një nuse të djalit nuk shkon, duke qenë se ajo nuk e ka pëlqyer që dolën në televizor. “Unë nuk i kërkova falje nuses, jam në shtëpi time, s’ia kam shtri dorën asnjëherë. Nuk fola fare kur më tha ashtu”.
“Nuk na folën, u mërzitën shumë. Një nuse nuk na flet fare. Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët. U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve. Unë s’ju thashë asgjë. Pse t’i kërkoj falje nuses. Me çunat tani flas”- theksoi Vjollca.