




“Jetë e hidhur” apo “Aci Hayat” ishte seriali i parë turk që u transmetua në Kosovë, e që mori vëmendjen e të gjithëve.
Një prej arsyeve kryesore pse ky serial i bëri për vete kosovarët, ishte mbiemri i aktorit kryesor në këtë serial. Por, pse i mbeti mbiemri Kosovali?
Këtë e kishte treguar në një intervistë vite më parë, aktori Kenan Imirzaliologu, i cili e luante rolin e Mehmet Kosovës.





Ai kishte thënë se mbiemri i mbeti shkaku i këmbngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, kishte thënë Imirzialogu.
https://www.instagram.com/p/CSE6G30HNnN/?utm_medium=copy_link
Ndryshe, në kohën sa transmetohej ky serial, pothuajse të gjithë qytetarët mbylleshin në shtëpi për ta shikuar. Në disa raste kishin dështuar edhe koncertet e disa këngëtarëve, që i kishin lënë në kohën sa transmetohej ky serial.