




Presidenti i Maltës, George Vella, ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se “Kosova ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të arritur liberalizimin e vizave”, derisa shtoi se “nuk sheh ndonjë arsye që BE të mos i hapë kufijt për qytetarët e Kosovës”.





“Duhet ta kuptojmë që Bashkimi Europian i ka interesat e veta, në kuptimin që nuk dëshiron t’i hapë kufijtë për kalim dhe udhëtim të lirë për personat që vijnë nga rajonet e caktuara. Mirëpo, Kosova ka qenë e qenë e përkushtuar për të bërë atë që nevojitet dhe BE-ja ka thënë qysh para katër vitesh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme, prandaj nuk shoh ndonjë arsye që BE-ja të mos i hapë kufijtë për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.