Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, po qëndron për vizitë zyrtare Presidenti i Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00.
Pas takimit, Presidenca njofton se Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media.