




I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter për t’i treguar opinionit se çfarë ka diskutuar të shtunën me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak të shtunën e vizitoi Kosovën dhe kjo ishte vizita e tij e dytë brenda dy javëve.
Për këtë thotë se në Kosovë ka vizita të rregullta, duke treguar se me Kurtin ka folur edhe për riregjistrimin e targave.





“Në vizitën time të rregullt në Kosovë, jam takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.