




Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Qeveria Kurti po ua vështirëson jetën qytetarëve të Kosovës.Ai ka thënë se Qeveria po tregohet e paaftë përballë sfidave.
Sipas Gjoshit, “Kurti është ngujuar në ndërtesën e Qeverisë dhe ka shkëputur komunikimin me qytetarët”.
Postimi i plotë i Gjoshit:





Qe qysh ua vështirëson jetën qytetarëve të Kosovës një Qeveri e paaftë si kjo e vendit tonë.Albin Kurti nuk po e sheh realitetin në Kosovë.
Kurti është ngujuar në ndërtesën e Qeverisë dhe ka shkëputur komunikimin me qytetarët.Ai nuk po i dëgjon hallet e tyre sepse vet jeton në luksin e shpenzimeve qeveritare. Mijëra euro të ardhura mujore dhe mijëra të tjera të gatshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore si kryeministër.